Deputeti i LV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjetet, kufizimi i importit në 10 vjet është i pakuptimtë

11 tetor 2026 | 13:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka deklaruar se do të synojnë që sa më shpejt ta përgatisin për miratim në Kuvend ligjin e ri për automjetet.

Bajrami është shprehur se “shumë shpejt do të fillojë të punohet në këtë ligj”.

“Ka qenë premtim zgjedhor që e kemi bërë për kohën e importit dhe për çështje të tjera, teknikalitete të tjera të ligjit për automjete”, ka deklaruar ai në “Tëvë1”.

“Besoj që do të jetë një ndër ligjet e para të reja që do t’i vijnë Kuvendit”, ka thënë Bajrami.

Ai ka deklaruar se kufizimi i importit të veturave në 10 vjet ka qenë “i pakuptimtë”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria Kurti 4 ka miratuar, në mbledhjen e saj të…