Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Italisë dhe Kroacisë

11 tetor 2026 | 13:48

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në mesazhin e tij, presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej, në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, të dëshmuar edhe përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit Italia do ta marrë sërish së shpejti.

“Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit Mattarella.

Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të…