Xhemaili: Pushteti sulmon mediat ekzistuese, po hap platforma të kontrolluara nga Sveçla

11 tetor 2026 | 14:35

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar lidhur me vazhdimin e sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke kritikuar pushtetin për qasjen ndaj mediave dhe duke paralajmëruar për rrezikun e kontrollit mbi informacionin.

“Një ditë pasi reaguam ndaj sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, e që paskan vazhduar edhe sot, pushteti qenka lajmëruar me projektin më të ri ‘Radio Policia’”, ka shkruar Xhemaili në rrjetet sociale.

Ai ka deklaruar se, sipas tij, gjatë gjashtë viteve të fundit, sulmet ndaj gazetarëve janë bërë përditshmëri në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka ngritur shqetësime lidhur me…