Mesazhi që alarmoi Poloninë
Autoritetet polake kanë neutralizuar një rrezik të lartë për sigurinë e krerëve të lartë të shtetit, pasi kanë arrestuar një person të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe Zëvendëskryeministrit e gjithashtu ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.
Lajmi u konfirmuar fillimisht nga vetë kreu i qeverisë polake përmes një postimi në platformën X, ku shkroi: “Burri që kërcënoi me sulm është arrestuar”, duke vlerësuar reagimin e shpejtë dhe vendimtar të strukturave policore. Arrestimi u konfirmua zyrtarisht edhe nga ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński.
Mbledhja e jashtëzakonshme dhe masat e sigurisë
Kërcënimet, të cilat u morën përmes rrugëve elektronike në orët e para të mëngjesit, vunë në emergjencë shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë në Varshavë.
Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të thirrur nga qeveria, ku morën pjesë përfaqësues të policisë, Shërbimit të Mbrojtjes së Shtetit dhe Agjencisë së Sigurisë Seksionit Kundër-Terrorizmit (ABW), autoritetet bënë me dije se ekzistonte një mundësi e lartë rreziku.
Pavarësisht se krimet e dhunshme të kësaj natyre mbeten relativisht të rralla në Poloni, vendi vazhdon të përballet me tensione të thella politike dhe sfida serioze të sigurisë, të ndikuara edhe nga afërsia me luftën në Ukrainë. Veprimi i menjëhershëm i agjencive ligjzbatuese parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.



