Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme të diskutojmë me BE-në, nuk po i ikim drejtësisë

12 tetor 2026 | 12:05

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova gjendet përballë dy proceseve të rëndësishme: procesit të Apelit në Hagë dhe Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të diskutohet me partnerët e Bashkimit Evropian për thelbin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë, procesi i Apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës. Është normale që ndonjëherë me miqtë të kemi mospajtime, por besoj që do të kemi kohë të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ua sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit. Kosova me ligj dhe me vullnet kërkon drejtësi. Nuk po kërkojmë t’i ikim drejtësisë, por po synojmë që procesin e deformuar dhe devijuar ta kthejmë në binarë të drejtë. Kosova është partnere, partnerët diskutojnë, debatojnë, por jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sipas rindërtimit të çështjes, mekaniku dyshohet se e përdori automjetin…