Kah zyret e LDK-së kalon vetëm mashtrimi
Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti
Pasi LDK u vetrrëzua nga skena politike me mosvotimin e ligjit, Lumiri paska folur për mashtrim.
Ligji nuk është mashtrim.
Mashtrimi mund të kalojë vetëm nëpër zyrat e LDK-së dhe të pushtetit.
Në shesh nuk kalon mashtrimi!
Sheshi ua hoqi maskat të gjithëve. Pa dallim.
Asnjëri nuk mund të mburret me shtetin që lindi nga lufta çlirimtare dhe të lajë duart kur në bankën e të akuzuarve vihet vetë rrëfimi i lirisë sonë.
Çfarë kuptimi ka të thirresh në Republikën e Kosovës, ndërsa pranon që lufta që e bëri të mundur atë të trajtohet si faj? Si ndërmarrësi kriminale?
Ne e dimë kush ishin çlirimtarët dhe e njohim të vërtetën e luftës sonë.
Hipokrizinë mundeni ta shetisni vetëm në kuvend, aty-këtu edhe në ndonjë debat televiziv, por nuk mund të dilni përdore me të në shesh.
Qytetarët, veteranët, familjet, rinia e studentët nuk janë të mashtrueshëm.
Ata nuk janë naivë.
Naiv është secili që mendon se llogaridhënia politike mbaron me ngritjen apo mosngritjen e dorës në Kuvend.
Aty fillon!



