Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

12 tetor 2026 | 14:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit, ambasadori Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur shpresën për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo ka nënvizuar se, përveç rritjes së koordinimit në fushën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti  Pasi LDK u vetrrëzua nga skena politike…