Amedspori mbetet pa Dellovën për një muaj
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova pritet që t’i mungojë skuadrës së Amedsporit për një muaj shkaku i lëndimit.
Lëndimi i pësuar në duelin ndaj Gençlerbirligit mund ta mbajë Dellovën të paktën disa javë jashtë fushës.
Në Turqi raportohet se Dellova nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Besnik Hasi deri në gjysmën e muajit të ardhshëm dhe mungesa e tij shihet e madhe tek Amedspori.
Amedspori barazoi 2:2 në xhiron e fundit, ndërsa Dellova lëndoi këmbën e djathtë në fund të takimit, saktësisht në minutën e 84-të.
27-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Amedsporit dhe deri më tani ka 7 paraqitje dhe 1 asistim në Superligën e Turqisë.
Krahas Dellovës, te skuadra turke që drejtohet nga Besnik Hasi, luan edhe Ermal Krasniqi.



