Besnik Tahiri: Kuvendi duhet t’i trajtojë me seriozitet gjetjet e raportit për Dhomat e Specializuara

14 tetor 2026 | 13:22

Shefi i Grupit Parlamentare të Aleancës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit ku u prezantua Raporti ex officio të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ai në këtë takim tha se raporti evidenton mungesë serioze të mbikëqyrjes së Dhomave të Specializuara nga institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Nuk ka informacion të mjaftueshëm për procedurat, kriteret dhe performancën mbi bazën e të cilave është vazhduar mandati i Avokatit të Personit. Mungesa e transparencës në vazhdimin e mandatit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se ka përfunduar koha e deklaratave emocionale dhe lavdërimeve. “Tani është koha që institucionet e Kosovës të veprojnë mbi bazën e fakteve dhe standardeve të qarta. Kuvendi, Komisioni për Legjislacion dhe institucionet e tjera duhet t’i trajtojnë me seriozitet gjetjet e raportit të një institucioni të pavarur kushtetues. Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta rishikojë ligjin, në përputhje me standardet ndërkombëtare, kur evidenca tregon se nevojiten ndryshime. Rishikimi i ligjit sipas standardeve ndërkombëtare është shumë diskutabil. Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por themel i demokracisë”, ka theksuar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndërsa liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 15-16…