AGK mirëpret paraburgimin 30-ditor për Gani Gecin pas kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Gani Gecin, i arrestuar nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
AGK-ja ka kërkuar që procesi të zhvillohet me profesionalizëm, duke i dhënë përparësi sigurisë së gazetarit dhe mbrojtjes së lirisë së mediave në Kosovë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e mirëpret caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Gani Gecin, pas arrestimit për veprën penale të kanosjes kundër gazetarit Lirim Mehmetaj. AGK-ja pret që i gjithë procesi të vazhdojë duke i dhënë prioritet sigurisë fizike të Mehmetajt dhe që lënda të trajtohet me profesionalizëm, duke pasur në fokus ruajtjen e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së.



