Blerim Latifi: Maskat e BIA-s paskan zbarkuar sërish në Tiranë

14 tetor 2026 | 21:45

Profesori Blerim Latifi ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke ngritur pretendime për “përfshirjen e shërbimit serb të inteligjencës, BIA”, në zhvillimet e fundit.

Përmes një postimi, Latifi pretendon se, sipas tij, një plan që kishte dështuar në qershor është aktivizuar sërish, me synimin për të shkaktuar trazira në Shqipëri dhe për të dëmtuar institucionet shtetërore.

“Maskat e BIA-s paskan zbarkuar sërish në Tiranë. Tani, dyfish të maskuara, duke tundur flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Latifi.

Ai ka ngritur gjithashtu pretendime për qëllimet e protestuesve, duke përmendur djegien e institucioneve dhe sulmet ndaj ambasadave.

Sipas tij, sulmi ndaj përfaqësisë së Vatikanit në Tiranë synon të nxisë zemërimin e turmës dhe të përshkallëzojë situatën.

“Që të ndizet turma e haxhiqamilëve, është sulmuar përfaqësia e Vatikanit në Tiranë”, ka shkruar profesori.

Latifi vlerëson se trazirat e tilla mund të kenë pasoja edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke pretenduar se synimi është ndalimi ose kthimi prapa i këtij procesi.

“Krejt kjo, që Shqipëria, e cila po përmbyll njëri pas tjetrit kapitujt e integrimit në BE, të ndalet e, po qe e mundur, edhe të kthehet prapa”, ka përfunduar ai.

Advertisement

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protestat në Shqipëri janë shoqëruar me tensione edhe sonte, ku…