Projektligji për Specialen do të rrëzohet i tëri nga Kushtetuesja

15 tetor 2026 | 09:21

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se projektligji për ndryshimet lidhur me Gjykatën Speciale nuk ka bazë juridike për të mbijetuar në shqyrtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Molliqaj ka thënë se, sipas vlerësimit të tij, projektligji është hartuar në atë mënyrë që të mos mund të qëndrojë përballë shqyrtimit kushtetues.

“Ai ligj nuk ekziston. Ai u shkru për mos me ekzistu, sepse asnjë gjasë logjike e juridike nuk e ka me mbijetu ligji. Ligji do të rrëzohet në tërësinë e tij prej Gjykatës Kushtetuese, në Dhomën e Veçantë”, ka deklaruar Molliqaj.

Kreu i PSD-së ka theksuar gjithashtu se partia e tij nuk e ka mbështetur projektligjin për ndryshimet lidhur me Gjykatën Speciale.

Sipas tij, PSD-ja nuk ka folur për këtë nismë, pikërisht për shkak të qëndrimit që ka mbajtur ndaj saj.

“Për këtë arsye, PSD-ja për asnjë moment nuk e ka mbështet ligjin dhe s’ka fol për ligjin”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kaos në kryeqytet. Gjysmë dite protestë e dhunshme, përplasje me…