Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen presidentes Shiroka-Pula për dekretim

15 tetor 2026 | 12:30

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë presidentes, Justina Shiroka Pula, për dekretim.

Këtë për televizionin Dukagjini e ka konfirmuar këshilltari i saj, Glauk Tahiri.

“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës, tani Presidentja ka në dispozicion 8 ditë afat për ta dekretuar atë para se i njëjti të hyjë në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigjen e tij të plotë…