Rrustem Mustafa: Prioritetet kombëtare, rendi dhe ligji
15 tetor 2026
| 12:52
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se çdo pasuri duhet të ketë një burim të ligjshëm.
Ai ka shkruar në “Facebook” se pasuritë e krijuara përmes krimit dhe korrupsionit duhet të konfiskohen në përputhje me ligjin dhe t’i kthehen shtetit.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i një shteti që funksionon sipas standardeve perëndimore duhet të jenë prioritete kombëtare. Pa drejtësi, llogaridhënie dhe zbatim të barabartë të ligjit, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe as një shtet normal”, ka shkruar Mustafa.



