FKEE mban ceremoninë përmbyllëse të “Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë”
16 tetor 2026
| 09:15
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) mban ceremoninë përmbyllëse të “Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë”, e financuar nga Bashkimi Evropian.
Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pakoja e Mbështetjes për Energjinë është pjesë e përkrahjes financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën, për përballimin e krizës energjetike, mbështetjen e familjeve në nevojë dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë.



