FSK-ja dhe FARSh-i thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës dhe inovacionit ushtarak

16 tetor 2026 | 14:12

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSh)  po vazhdojnë bashkëpunimin bilateral, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e koncepteve të reja ushtarake.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, delegacioni i Institutit të Kërkimeve Shkencore të FARSh-it ka realizuar një vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së.

Delegacioni, i kryesuar nga gjeneral brigade Fatmir Neziraj, është pritur nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe nga përfaqësues të Qendrës së Doktrinës.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e koncepteve dhe doktrinës ushtarake, si dhe avancimin e inovacionit në fushën e mbrojtjes.

Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Shqipëria ka bërë homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare, në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në…