Barcelona synon transferimin e Lisandro Martinezit si lojtar të lirë
16 tetor 2026
| 14:59
Barcelona po e monitoron nga afër situatën e mbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez, dhe mund të tentojë ta transferojë atë si lojtar të lirë verën e ardhshme, nëse ai largohet nga Manchester United.
Sipas gazetarit Juan Jesus, Martinez është në radarët e Barcelonës prej disa sezonesh dhe vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit katalunas.
Barcelona e sheh situatën kontraktuale të argjentinasit si një mundësi të mirë në tregun e transferimeve, veçanërisht nëse ai nuk arrin marrëveshje me Manchester United për rinovimin e kontratës.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga zhvillimet e ardhshme mes lojtarit dhe klubit anglez, ndërsa Barcelona po e përcjell me vëmendje situatën e tij.



