‘Stacioni i vjetër’ i Kujtim Shalës botohet në gjuhën bullgare
Libri poetik ‘Stacioni i vjetër’ i autorit Kujtim M. Shala është botuar në gjuhën bullgare nga Universiteti i Sofjes ‘Shën Klementi i Ohrit’, në përkthimin e Rusana Beylerit.
Vepra përfshin tri cikle poetike “Shtëpia”, “Stacioni i vjetër” dhe “Arkivi”, ndërsa hapet me poezinë “Ploja”, e cila e vendos tonin e veprës dhe përcjell përvojën e dhimbshme të shkatërrimit dhe pasojave të luftës së Kosovës.
Në vlerësimin e përkthyeses Rusana Beyleri, poezia e Shalës dallohet për gjuhën e kthjellët, ritmin e veçantë dhe përdorimin e përsëritjeve të kontrasteve. Një tipar karakteristik është edhe shmangia e pikësimit tradicional, përmes së cilës vargjet marrin një rrjedhë të lirë, duke pasqyruar ndërprerjet e kujtesës dhe trazimin emocional të shkaktuar nga trauma.
Kjo zgjedhje artistike e lidh formën e poezisë me përmbajtjen e saj: ashtu si lufta ndërpret jetën dhe shkatërron shtëpitë, edhe vargu thyhet dhe rrëfimi shpërfaqet në fragmente. Sipas Beylerit, përkthimi në gjuhën bullgare arrin ta ruajë këtë veçanti stilistike dhe fuqinë shprehëse të origjinalit.
Botimi u mundëson lëxuesve bullgarë të njihen me përvojën shqiptare të luftës përmes letërsisë por edhe me një vepër që trajton tema universal si humbja, kujtesa dhe qëndrueshmëria njerëzore. Siç thekson përkthyesja, poezia bët një mënyrë për të ruajtur atë që shkatërrohet dhe për t’ua përcjellur brezave përmes gjuhës.
“Stacioni i vjetër” ka 87 faqe dhe, po ashtu, mund të gjendet online, në formatin PDF, edhe në faqen e Bibliotekës Kombëtare të Bullgarisë. Më poshtë mund të lexoni poezinë ‘Ploja’ të Shalës, në gjuhën shqipe dhe përkthimin në gjuhën bullgare nga Rusana Beyleri.
PLOJA
Në ditën e parë të prillit kur po zhbëhej errësira
mjegull e zezë e hollë si napat e zakonshme
ikte ngadalë fushës së gjerë
të gjithë po flinin fshati ishte mbuluar nga bora
një trill i vjetër sa tregimet më të vjetra
i marsit me shkurtin
ditët që marsi i zemëruar mori hua
si paratë e pista dhe ngriu plakat kokëforta
ato ditë tani i kishte prilli i vënë në zonën e pranverës
përherë shoqëruar nga erërat e fundit të dimrit
u afruan ngadalë hije të mërishme
kishin maska i kishin grabitur nga dramat e lashta
çdo gjë që bënin ishte e vërtetë
përpos maskave
armë zjarri të gjata thika me tehe sharre
nuk trokitën shkallmuan dyert bërë me dërrasa
të lyera sa për të mos u dukur druri
bojë e trashë mbi natyrën e përpunuar ashpër
dhomat i mbushën me gaz
qëlluan pa shikuar fare
breshëri të gjata armësh
klithma tmerri pastaj qetësi e përjetshme
jashtë së cilës krismat vazhdonin
trupat e burrave i gjymtuan
fëmijëve ua prenë duart degë të njoma pa gjethe
gratë i shikonin me lakminë e kafshës
që nuk e dallon trupin nga kërma
askush nuk i pa
në mbrëmje ikën
ngelën vetëm qentë pa zot
një hap bënin dhe largoheshin të frikësuar
derisa u afrua njeriu i parë
gjeti disa maska hedhur në dheun e lagur
iu duken si maskat në librat e ilustruar të teatrit të vjetër
plojë mbi trupat përzier me gjymtyrët e prera
të fëmijëve që kishin parë yjtë e bardhë
i vranë në shtegun më të ngushtë të Gjithësisë
djajtë me maska kafshësh
КРЪВОПРОЛИТИЕ
През първия ден на април се разсейваше тъмнината
непрогледна и тънка като пелена
бавно се оттегляше от огромното поле
всички спяха в селото покрито от снега
първичен колкото старинните разкази порив
на март обратно към февруари
дни които гневната Марта взе назаем
като мръсни пари и вкочани твърдоглавите старици
тези дни сега април беше прехвърлил на пролетта
постоянно акомпаниран от последните зимни ветрове
бавно се приближаваха яростни сенки
с маски откраднати от древните драми
всичките им дела бяха реални
освен маските
дълги пушки с остри щикове
не чукаха а ритаха дървените порти
боядисани колкото да се скрие дървото
гъста боя върху грубо издяланата природа
напълниха стаите с газ
и стреляха без да погледнат
дълги огнестрелни откоси
ужасени писъци последвани от вечна тишина
извън която още се гърмеше
обезобразиха мъжките трупове
отрязаха ръцете на децата обезлистени клончета
зяпаха жените с животинска похот
която не различава тяло от мърша
никой не ги видязаминаха вечерта
останаха само бездомните кучетата
пристъпваха плахо и уплашено се отдръпваха
докато се приближи първият човек
намери разхвърляни на овлажнената земя маски
заприличаха му на рисуваните маски от стария театър
изклани тела и отсечени крайници
на децата въздишащи по бялата звезда
убиха ги в най-тясната пътека на Вселената
дяволите с животински маски



