‘Eskalon’ Peci: Çfarë kriminelash, paralajmërojnë gjakderdhje…

16 tetor 2026 | 21:31

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka vazhduar përplasjen me zyrtarët e AAK-së.

Ai ka theksuar se do të vazhdoj të rishpalos sic tha, krimin e organizuar e organizuar.

“Thonë: ne ju vrasim, bile ja ku i kemi bombat, mandej nga frika e ndërhyrjes së mekanizmave të drejtësisë tentojnë të tërhekun paralele…një kryetar komune, ish-ministër, do të arrestohet sepse vëllai i një deputeti paska përfunduar në listën për fituesit e granteve (edhepse nuk ka përfituar asnjë cent)”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Paramendoni…!

Paralajmërojnë gjakderdhje, tregojnë se kanë qenë të armatosur deri në dhëmbë, bejnë shantazh ndaj institucioneve e kërcënim direkt ndaj të zgjedhurve të popullit, ndersa nëpër studio të shitura e të shitshme televizive synojnë të krijojnë kauza e presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Thonë: ne ju vrasim, bile ja ku i kemi bombat, mandej nga frika e ndërhyrjes së mekanizmave të drejtësisë tentojnë të tërhekun paralele…një kryetar komune, ish-ministër, do të arrestohet sepse vëllai i një deputeti paska përfunduar në listën për fituesit e granteve (edhepse nuk ka përfituar asnjë cent).
Çfarë kriminelash!

Në ditët në vijim, sikur kam bërë gjatë krejt kohës si Ministër, do ta rishpalos prapë krimin e organizuar, abuzimet me pronat e zhvatjet që kanë ekzistuar në sektorin e Bujqësisë.

Do t’ju vizatoj ashtu si jeni: lakuriq.

Dhe, a e dini pse? Sepse, e para, edhe s’kam fije konsiderate për ju, edhe nuk ua kam frikën.

Dhe, e dyta – e më e rëndësishmja – unë e dua këtë Kosovë të bekuar, jo si plaçkë, por si vendi im i shenjtë, që nuk guxon të vidhet, të blihet e të shitet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e…