Nesër përkujtohet hendbollisti Butrint Bajrami në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta

17 tetor 2026 | 07:22

Më 18 tetor 2026 do të organizohen aktivitete përkujtimore në nderim të hendbollistit Butrint Bajrami, në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Sipas një njoftimi për media, aktivitetet do të nisin në orën 16:30, me homazhe te varri i tij në fshatin Dumosh.

Më pas, në orën 18:00, në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, Klubi i Hendbollit “Llapi” do të organizojë një ceremoni përkujtimore dhe një ndeshje miqësore në kujtim të Butrintit.

Familja dhe organizatorët kanë ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar Butrintin që të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore.

“Përgjithmonë në zemrat tona, Butrint!”, thuhet në mesazhin përkujtimor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protestuesit dhe forcat e policisë kundër trazirave janë përleshur në…