TEB Tetori Rozë – Ndërgjegjësimi është fuqi

17 tetor 2026 | 12:53

 

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të Burimeve Njerëzore të Bankës TEB dhe me mbështetjen e Drejtorit Menaxhues, z. Cihan Yilmaz, institucioni jonë ndërmori fushatën “Ndërgjegjësimi është Fuqi”.

Ekipi i spitalit Spitali FATI IM së bashku me Dr. Mr. Sci. Saudin Maliqi, ofruam kontrolla falas për stafin tonë, të realizuara me aparaturat më moderne, këtë herë jo në spital, por në zemër të bankës sonë, në zyret qendrore.

Ky aktivitet ishte më shumë se një kontroll mjekësor. Ishte një mesazh i fuqishëm se kujdesi ndaj shëndetit, informimi dhe parandalimi shpëtojnë jetë.

Çdo hap drejt vetëdijësimit është një hap drejt fuqizimit.

Për stafin tonë, për komunitetin dhe për secilin prej nesh: kujdesi për veten është dhurata më e madhe që mund të japim.

#TEB Bankë për një botë në lëvizje 🌟

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot, në Qendrën Rinore në Deçan, është promovuar libri “Deçani,…