Kryesia e Kuvendit mblidhet, shqyrton disa pika të rendit të ditës

19 tetor 2026 | 09:35

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, si dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në kuadër të përgatitjeve për seancën plenare, anëtarët e kryesisë pritet të shqyrtojnë disa pika, përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga çështjet kryesore të rendit të ditës është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Komisioni do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.

Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet dhe kërkesat e paraqitura.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kina ka propozuar kontrolle të eksportit për 12 teknologji të…