Komuna e Rahovecit nënshkruan kontratë për furnizim me 350 tonë pelet
19 tetor 2026
| 10:59
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për furnizim me 350 tonë pelet, me çmim prej 400 eurosh për ton, për nevojat e komunës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Latifi ka bërë të ditur se furnizimi po planifikohet paraprakisht, me qëllim të përgatitjes për sezonin e dimrit.
“Dimrit i paraprijmë me kohë, me planifikim dhe me përgjegjësi”, ka shkruar Latifi.



