Gjykata e Apelit ka pranuar mbi 3,500 lëndë të reja në muajin shtator 2026

19 tetor 2026 | 15:30

Gjykata e Apelit e Kosovës ka publikuar raportet e punës për muajin shtator të këtij viti, përfshirë raportet e përgjithshme të punës dhe ato individuale të gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Në muajin shtator 2026, kjo gjykatë ka pranuar 3,527 lëndë të reja, ndërsa ka zgjidhur 2,084 lëndë.

Shumica e lëndëve të reja janë regjistruar në Divizionin Civil, duke reflektuar një trend të rritjes së numrit të lëndëve në këtë divizion, bazuar në të dhënat e viteve të fundit.

Kjo rritje ka ndikuar në shtimin e ngarkesës së gjyqtarëve dhe në efikasitetin e përgjithshëm të Gjykatës së Apelit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ngarkese, në muajin shtator 2026, Divizioni Civil-Përmbarimor ka shënuar shkallën më të lartë të efikasitetit, prej 110.2%.

Ndërkaq, ndër sfidat aktuale për këtë gjykatë mbetet Departamenti Administrativ.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…