Kryeministri i Sllovenisë uron Kurtin, i ofron mbështetje në procesin e integrimit evropian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Janša.
“Dua gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi ai. Teksa ofroi mbështetje dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian, kryeministri Janša i dëshiroi suksese kryeministrit Kurti dhe shtoi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit.
“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, vazhdoi kryeministri Janša.



