Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së miraton projektligjin për ndryshimin e buxhetit të vitit 2026
19 tetor 2026
| 15:40
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën drejtimin e kryetarit Bekë Berisha, ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt, në të cilën pas shqyrtimit u miratua Projektligji nr. 11/1-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Po ashtu, komisioni pas shqyrtimit, miratoi planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.



