Rama i çon mesazh VV-së: E kanë gjetur njeriun e gabuar për ta frikësuar

19 tetor 2026 | 19:51

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se pushteti qendror dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë gjetur “njeriun e gabuar” në përpjekjet e tyre, siç ka thënë, për të ushtruar frikë dhe shantazh ndaj tij dhe qeverisjes së kryeqytetit.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, i pari i Prishtinës theksoi se metodat e përdorura nga pushteti me synim nënshtrimin politik nuk funksionojnë mbi të.

E kanë gjetur njeriun e gabueshëm për me u mundu me frikësu. S’frikësohem absolutisht kurrë prej asgjëje. Krejt çka e kam bërë, e kam bërë me mundimet e mia, me forcat vetanake, edhe krejt çka po bëjmë këtu janë me mendësinë më të pastër për vendin, për krijimin e Prishtinës, kryeqytetit me një karakter unik, të mbahet një qytet evropian”, tha Rama.

I pyetur rreth fushatave propagandistike dhe sulmeve të koordinuara, Rama u shpreh se Vetëvendosje funksionon me një mendësi të mbrapshtë që mbështetet te frikësimi dhe sabotimi. Ai zbuloi se më herët i kishin kërkuar t’u bashkohej atyre.

Ai shtoi se gjatë dy viteve të para kishte besuar në frymën demokratike dhe në domosdoshmërinë e bashkëpunimit institucional me kryeministrin Albin Kurti, por kjo qasje, sipas tij, u refuzua me luftë politike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndeshja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve…