BRIGADA 112 “MUJDIN ALIU”, ME KOMANDANT ISA LIKËN – LIRINË E KISHTE IDEAL, DEMOKRACINË AMERIKANE MODEL

19 tetor 2026 | 23:29


Ismet Sylejmani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në dokumentin e parë publik të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Isa Likës, njërit prej komandantëve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”!

Sot, më 19 Tetor, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të luftëtarit të lirisë, ushtarit e Komandantit të UÇK-së Isa Likës, kujtojmë edhe orientimin politiko-ushtarak e demokratik të shprehur në dokumentin e parë publik të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të publikuar më 14 mars 2001!

Në përmbyllje të dokumentit “Informatë për mjetet e informimit”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmenden si simbol i demokracisë dhe si referencë politike pozitive për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët luftonin me trimëri për liri dhe të drejta të barabarta!

Në këtë dokument në mes tjerash thuhet:
“…Ne luftëtarët dhe bashkëluftëtarët e Komandantit Legjendar Adem Jashari, të rreshtuar në UÇK, jemi vazhduesit e heroizmit të madh shqiptar, mbështetësit e demokratizimit dhe prosperitetit kombëtar e njerëzor, adhuruesit e demokracisë më të përparuar të globit, asaj të SHBA-ve…”!

Këto fjalë janë një dëshmi e qartë e vlerësimit të shprehur në dokument për demokracinë amerikane!

Ato e paraqesin atë si një model politik e shoqëror për t’u ndjekur dhe e lidhin përpjekjen çlirimtare shqiptare me idealet e lirisë, të demokratizimit dhe të përparimit kombëtar e njerëzor!

Cili ishte qëllimi i përmendjes së SHBA-ve në këtë dokument të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”?

Ky përcaktim mund të lexohet si një mesazh me tri synime kryesore!

Së pari, synonte legjitimimin ndërkombëtar të luftës së UÇK-së, duke e paraqitur përpjekjen e armatosur çlirimtare si të lidhur me vlerat demokratike euroatlantike!

Së dyti, i drejtonte opinionit ndërkombëtar një mesazh të qartë, kërkesat e shqiptarëve për liri dhe barazi mbështeteshin në aspirata demokratike dhe synonin përputhjen me vlerat e demokracive më të përparuara, ndër të cilat dokumenti veçonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleaten e hapur të Kombit shqiptar!

Së treti, shprehte orientimin proamerikan dhe euroatlantik të artikuluar në këtë dokument të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Duke përmendur SHBA-të në këtë mënyrë, dokumenti e vendoste luftën për të drejtat e shqiptarëve në një horizont më të gjerë politik, atë të lirisë, të barazisë, të demokracisë dhe të prosperitetit njerëzor!

Prandaj, referenca ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të kuptohet si një shprehje domethënëse e vizionit për të ardhmen, një shoqëri ku dinjiteti njerëzor respektohet, të drejtat garantohen dhe qytetarët jetojnë të lirë e të barabartë!

Në këtë përvjetor, kujtimi për Komandant Isa Likën ndërthuret edhe me rikujtimin e idealeve të shprehura në dokumentin e Brigadës 112″ Mujdin Aliu” që ai komandoi, por edhe heroizmin, lirinë, demokratizimin dhe përparimin kombëtar e njerëzor!

Prishtinë, 19 tetor 2026

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të prezantojë një paketë…