Hykmete Bajrami: Kanë kaluar 3 vjet, 2 muaj e 29 ditë prej kur Kurti premtoi përfundimin e Autostradës së Gjilanit

20 tetor 2026 | 10:33

“Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje” Në korrik të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar se Autostrada në mes të Prishtinës dhe Gjilanit do të hapet në vitin 2023. Megjithatë projekti në fjalë nuk ka përfunduar as në vitin 2026.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

“3 vjet, 2 muaj e 29 ditë nga ky premtim i Albin Kurtit! 21 mijë veta e kanë pëlqy, 2 mijë e 500 kanë komentu, ndërsa mbi gjysmë milioni e kanë parë këtë postim. Jemi në tetor të vitit 2026, e autostrada ende nuk është përfunduar”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

Ironikisht, Bajrami ka vlerësuar se ka ardhur koha që Kurti të dalë me një datë tjetër duke e shpallur edhe një herë si “lajm të madh” e “me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët”.

“Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje. Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është kontribut për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Kurti asokohe kishte njoftuar se kanë përfunduar mbi 70 për qind të punimeve.
Postimi i plotë i Bajramit:

AUTOSTRADA E GJILANIT

3 vjet, 2 muaj e 29 ditë nga ky premtim i Albin Kurtit!

21 mijë veta e kanë pëlqy, 2,500 kanë komentu, ndërsa mbi gjysmë milioni e kanë parë këtë postim.

Jemi në tetor të vitit 2026, e autostrada ende nuk është përfunduar!

Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët.

Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje.

Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është kontribut për të ardhmën e fëmijëve tanë.

Bëjeni!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në periudhat e tensioneve politike dhe protestave në Shqipëri, ku…