Pse po vonohet raporti i IPK-së për dhunën policore në protestën e 5 tetorit
20 tetor 2026
| 10:35
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka ngritur pikëpyetje për vonesën e publikimit të raportit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), lidhur me veprimet e policisë gjatë protestës së 5 tetorit, të organizuar në mbështetje të liderëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ismaili-Ahmeti ka rikujtuar se më 6 tetor, IPK-ja kishte njoftuar për nisjen e hetimeve lidhur me veprimet policore dhe përdorimin e forcës, si dhe për një rast të dyshuar të tejkalimit të autorizimeve gjatë protestës.
“Pse po vonohet Raporti?”, ka pyetur Ismaili-Ahmeti, duke kërkuar përgjigje për ecurinë e këtij procesi.



