ASK: Qarkullimi në sektorin e shërbimeve rritet për 12.7%

20 tetor 2026 | 13:36

Qarkullimi në sektorët e shërbimeve në Kosovë është rritur për 12.7% në gusht 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, rritja më e madhe e qarkullimit u regjistrua te bar-restorantet, me 35.61%, pasuar nga veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 27.58%, hotelet me 18.88%, si dhe sektori i botimeve, telekomunikimit dhe shërbimeve të informacionit me 16.49%.

Ndërkaq, transporti dhe magazinimi shënuan rritje prej 11.46%, ndërsa veprimtaritë administrative dhe mbështetëse patën rënie prej 15.44%.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se edhe numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve u rrit për 5.25% krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Rritja më e madhe e punësimit u shënua në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike, me 7.42%, si dhe te bar-restorantet, me 6.93%. Rënie prej 0.72% u regjistrua në transport dhe magazinim.

Ndërkohë, fondi i pagave dhe mëditjeve në sektorët e shërbimeve u rrit për 20.48% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe e fondit të pagave u regjistrua te bar-restorantet, me 33.15%, dhe hotelet, me 24.48%.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
TEB Banka ka rinovuar për edhe një vit marrëveshjen e…