Komisioni për Ekonomi miraton Planin e Punës për sesionin vjeshtor dhe Projektligjin për ndarjet buxhetore
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, nën drejtimin e kryetarit Arben Mustafa, mbajti të martën mbledhjen e radhës, gjatë së cilës shqyrtoi disa çështje në kuadër të fushëveprimtarisë së tij.
Anëtarët e Komisionit shqyrtuan Planin e Punës për Sesionin Vjeshtor të vitit 2026, i cili, pas diskutimeve, ndryshimeve dhe rekomandimeve konkrete, u miratua njëzëri.
Me këtë rast, kryetari i Komisionit, Arben Mustafa, theksoi se Plani i Punës nuk është dokument statik, por një dokument orientues, i cili mund të përditësohet dhe të përshtatet në vazhdimësi, në përputhje me dinamikën dhe natyrën e punës së Komisionit.
Në kuadër të mbledhjes, Komisioni formoi edhe grupet e punës për shqyrtimin e projektligjeve që janë në procedurë.
Po ashtu, gjatë mbledhjes, u shqyrtua dhe u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetin të Republikës së Kosovës për vitin 2026.



