Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

21 tetor 2026 | 08:58

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka deklaruar se Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së.

Deputeti i PDk-së gjatë një paraqitjeje në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka folur për figurën e Enver Malokut dhe kontributin e tij gjatë luftës.

Mustafa ka thënë se Maloku ka qenë bashkëpunëtor i Hyzri Tallës dhe Afrim Maliqit.

Deklarata e Remit rikthen në vëmendje figurën e Enver Malokut dhe rolin e tij në periudhën e luftës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në orën 13:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pritet…