Trepça dhe Bashkimi, gati për duelet e radhës në FEC

21 tetor 2026 | 11:19

Kampionia dhe nënkampionia e Kosovës në basketboll do të vazhdojnë garat evropiane këtë mesjavë, me ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Trepça do të luajë në shtëpi, ndërsa Bashkimi në udhëtim. Të dyja ndeshjet janë paraparë të zhvillohen sot, nga ora 18:30, në kuadër të Grupit A dhe Grupit F, përkatësisht.

Trepça do të përballet me skuadrën çeke Opava në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Pas dy xhirove të para, të dyja ekipet kanë bilanc të njëjtë, me nga një fitore dhe një humbje.

Skuadra mitrovicase është e motivuar pas fitores së javës së kaluar në Split, ndërsa edhe Opava vjen pas një triumfi në udhëtim ndaj Batumit, të cilin e mposhti me 40 pikë diferencë.

Ndërkohë, Bashkimi do të luajë në Estoni kundër Bigbank/Kalev, skuadër që pas dy ndeshjeve të para ka regjistruar një fitore dhe një humbje.

Bashkimi ka zhvilluar një ndeshje më pak se kundërshtari, pasi javën e kaluar nuk udhëtoi drejt Anglisë për t’u përballur me Manchesterin, për shkak të procedurave për pajisjen me viza.

Ndeshja Manchester – Bashkimi është shtyrë, por ende nuk është caktuar data e re e zhvillimit.

Skuadra prizrenase e ka nisur sezonin në FIBA Europe Cup me fitore, duke e mposhtur Valmierën e Letonisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka…