Caraviku i Klinës bëhet me tri fusha të reja sportive

21 tetor 2026 | 13:30

Komuna e Klinës ka investuar në ndërtimin e tri fushave sportive në fshatin Caravik, dy në ShFMU “Esad Mekuli”, një në parkun e fshatit në lagjen Dakaj.

Shkolla “Esad Mekuli” është pajisur me dy fusha të reja sportive, një për futboll, me dimensione 40 x 20 metra, dhe një për basketboll, me dimensione 26 x 14 metra, e cila mund të përdoret edhe për volejboll.

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me Mirsad Dakaj, kanë vizituar realizimin e këtij projekti, i cili synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Shkolla, e cila ka rreth 150 nxënës, ndër vite ka nxjerrë shumë gjenerata nxënësish të suksesshëm. Investimi i ri do të krijojë hapësira më të përshtatshme për aktivitetet fizike dhe zhvillimin e tyre.

Krahas dy fushave në shkollë, komuna e Klinës ka investuar edhe në ndërtimin e një fushe futbolli në parkun e fshatit në lagjen e Dakajve.

Projektet janë realizuar në kuadër të investimeve të Drejtorisë së Urbanizmit, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe të rinjtë e Caravikut.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria shqiptare do të mbulojë 50 për qind të qirasë…