Ambasadori Reka: Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit u bindën nga faktet e Kosovës

21 tetor 2026 | 14:13

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka reaguar pas fjalimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Përmes një postimi në “Facebook”, Reka ka vlerësuar se Konjufca iu kundërpërgjigj pretendimeve të Serbisë me argumente dhe fakte.

“Fare pak shtete i besuan gënjeshtrave të Beogradit. Dje, shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit u bindën nga faktet tona”, ka shkruar Reka.

Ai e cilësoi paraqitjen e Konjufcës si kundërpërgjigje ndaj, siç u shpreh, propagandës serbe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot është…