Krasniqi falënderon Hamzën: Mirënjohje për gjithçka që ke dhënë për PDK-në dhe Kosovën

21 tetor 2026 | 15:47

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar Bedri Hamzën për kontributin dhe angazhimin e tij në shërbim të partisë dhe Kosovës.

Përmes një postimi, Krasniqi ka vlerësuar bashkëpunimin me Hamzën, si në kohën kur ai ishte kandidat për kryeministër, ashtu edhe gjatë periudhës së fundit si kryetar i PDK-së.

Ai ka theksuar se gjatë këtij rrugëtimi, PDK-ja është përballur me sfida të mëdha dhe ka arritur rezultate të mira.

Krasniqi ka vlerësuar gjithashtu maturinë, ndershmërinë dhe përkushtimin e Hamzës, duke e falënderuar veçanërisht për miqësinë, sinqeritetin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Ka qenë kënaqësi të punoj me ty, të ndajmë përgjegjësi dhe të jemi krah njëri-tjetrit në një periudhë tejet sfiduese për partinë dhe vendin”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund, ai i ka shprehur mirënjohje Hamzës për gjithçka që ka dhënë dhe vazhdon të japë për PDK-në dhe Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për…