Dembele mbetet jashtë për tri javë, i rrezikon ndeshjet e Francës
22 tetor 2026
| 14:51
Paris Saint-Germaini ka marrë një tjetër goditje pas fitores 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ousmane Dembele ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe pritet të mungojë për rreth tri javë.
Sulmuesi francez është larguar nga fusha në minutën e 20-të të ndeshjes, ndërsa rikthimi i tij parashikohet rreth 11 nëntorit, shkruajnë mediat franceze.
Ky dëmtim e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e Francës në Ligën e Kombeve kundër Italisë, më 12 nëntor, dhe Turqisë, më 15 nëntor.
Përzgjedhësi Zinedine Zidane duhet të vendosë nëse do ta përfshijë Dembélén në listën e lojtarëve për këto ndeshje. Ndërkohë, PSG-ja mund të preferojë të mos rrezikojë rikthimin e parakohshëm të sulmuesit, duke synuar rikuperimin e tij të plotë.



