Tri ditë Superligë, superderbi Prishtina – Drita

22 tetor 2026 | 14:38

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 11-të të Superligës.

Pesë ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen brenda tri ditësh.

Dueli i parë do të zhvillohet të premten, duke filluar nga ora 18:00, kur do të përballen Gjilani dhe Llapi.

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani do të synojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa përballë do ta kenë njërën prej skuadrave që po kalojnë një periudhë të vështirë, atë të drejtuar nga Tahir Batatina.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje, ndërsa dy të tjera do të luhen të dielën.

Ballkani dhe Malisheva do të synojnë fitore në udhëtimet e tyre përballë Vushtrrisë, përkatësisht Drenicës. Megjithatë, edhe skuadrat vendëse do të kërkojnë të marrin pikë nga këto përballje.

Të dielën, Feronikeli 74 do të përballet me Dukagjinin, skuadër që po kalon një formë të mirë. Të dyja ekipet do të synojnë t’i marrin tri pikët.

Ndërkaq, derbi i kësaj xhiroje mes Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Prishtinasit janë treguar mjaft të fuqishëm këtë sezon dhe aktualisht prijnë në tabelë, ndaj synojnë ta vazhdojnë serinë e pamposhtmërisë.

Në anën tjetër, gjilanasit vijnë pas paraqitjeve solide dhe synojnë të marrin pikë në këtë udhëtim të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian…