Scaloni mbetet selektor i Argjentinës deri më 2030

22 tetor 2026 | 13:47

Lionel Scaloni do të vazhdojë të jetë selektor i kombëtares së Argjentinës, pasi ka arritur marrëveshje të plotë me federatën për rinovimin e kontratës.

Me vazhdimin e kontratës, Scaloni pritet ta udhëheqë Argjentinën deri në përfundim të Kupës së Botës 2030, pasi marrëveshja aktuale i skadon në fund të këtij viti.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke u dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e Scalonit.

Nën drejtimin e tij, Argjentina ka arritur rezultate të rëndësishme, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2022 dhe duke arritur në finale të Botërorit të këtij viti.

Gjithashtu, Scaloni e ka udhëhequr Argjentinën drejt triumfit në dy edicione të Kupës së Amerikës, në vitet 2021 dhe 2024.

Në 105 ndeshje si selektor i Argjentinës, Scaloni ka regjistruar 81 fitore, 14 barazime dhe vetëm 10 humbje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…