Lëndohen dy persona në një aksident në Jabllanicë të Vogël, njëri dërgohet në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, ka konfirmuar për GazetaBlic zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.
Në aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
“Sot, rreth orës 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, – Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Njësiti rajonal i trafiku është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, deklaroi Rugova.



