Serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar, kolonë veturash në Bërnjak

25 tetor 2026 | 08:29

Kolonë e gjatë automjetesh është  krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut. Sipas mediave lokale në Veri, qytetarë serbë janë nisur drejt vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

Sipas raportimeve, kolona e automjeteve arrin në disa qindra metra.

Votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është planifikuar të zhvilohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Për qytetarë serbë nga komunat e Kosovës janë caktuar vendvotime në disa qytete të Serbisë, përfshirë Rashkën, Vranjën, Kurshumlinë dhe Tutinin.

Kosova nuk e lejon organizimin e  zgjedhjeve të Serbisë që nga viti 2023.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog ndaj…