Serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar, kolonë veturash në Bërnjak
25 tetor 2026
| 08:29
Kolonë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut. Sipas mediave lokale në Veri, qytetarë serbë janë nisur drejt vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Sipas raportimeve, kolona e automjeteve arrin në disa qindra metra.
Votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është planifikuar të zhvilohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00.
Për qytetarë serbë nga komunat e Kosovës janë caktuar vendvotime në disa qytete të Serbisë, përfshirë Rashkën, Vranjën, Kurshumlinë dhe Tutinin.
Kosova nuk e lejon organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që nga viti 2023.



