Në Kanada mbahen homazhe për artisten “Rinesancë”

25 tetor 2026 | 08:44

Homazhet për artisten nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, do të mbahen sot nga ora 12:00-17:00 në Kanada.

Sipas njoftimit të familjarëve, homazhet do të organizohen në shtëpinë Erb&Good, në adresën 171 King St South, Waterloo, Ontario.

Rinesa Qeriqi u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Artistja nga Prishtina jetonte dhe vepronte në Kanada, ku ishte e angazhuar si këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pensionet e zyrtarëve policorë vazhdojnë të jenë të padinjitetshme, prandaj…