Brazili në balotazh: Përballje e ashpër për presidentin e vendit

25 tetor 2026 | 13:56

Qytetarët në Brazil po votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë tejet të ngushtë mes presidentit aktual të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, dhe senatorit të së djathtës, Flavio Bolsonaro.

Lula, 80 vjeç, i cili synon një mandat të katërt jo të njëpasnjëshëm, e ka përshkruar këtë garë si një “betejë për demokracinë” dhe sovranitetin e vendit, raporton “BBC”.

Në anën tjetër, Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro, vjen me epërsi pas fitores në raundin e parë. Ai ka premtuar luftë të ashpër kundër krimit të organizuar, ulje të taksave dhe lirimin e babait të tij, i cili është dënuar me burg.

Historiku zgjedhor në Brazil është në favor të djalit të Bolsonaros, pasi asnjë kandidat që ka fituar raundin e parë nuk e ka humbur balotazhin.

Megjithatë, mbështetësit e Lulës shpresojnë në një përmbysje të rezultatit, duke synuar votat e më shumë se 33 milionë qytetarëve që nuk votuan në tetor.

Rezultatet e para zyrtare pritet të publikohen sonte. Lula do t’i ndjekë ato nga Sao Paulo, ndërsa Bolsonaro nga kryeqyteti, Brasilia.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qytetarët në Brazil po votojnë këtë të diel në raundin…