Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq

26 tetor 2026 | 10:34

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Leposaviq.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 25 tetor 2026, rreth orës 08:50.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” për…