Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje
26 tetor 2026
| 20:30
Rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar, Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës.
Sipas saj, i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, tha Krasniqi.
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.



