Haradinaj për zgjedhjet në Serbi: Fituesit janë po aq të këqij sa ish-pushteti, bota mund t’u japë një mundësi dhe kjo është rrezik për Kosovën
26 tetor 2026
| 21:17
Ramush Haradinaj nga Aleanca ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të hënën.
Ai ka komentuar zgjedhjet në Serbi, ku tha se fituesit e zgjedhjeve janë po aq të këqij sa ish-pushteti serb.
Madje, Haradinaj sheh rrezik që bota do t’i japë një mundësi pushtetit të ri në Serbi dhe kjo do të jetë rrezik për Kosovën.
“Unë i shoh të rrezikshëm këta që kanë fituar, po aq të rrezikshëm sa ata që ishin. Por ata që ishin e kishin një kategorizim si të këqij, tash këta një pjesë e botës i sheh si të mirë, do t’u japë një mundësi dhe kjo do të jetë një rrezik për Kosovën”, ka thënë ai.



