Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’e di çka fshihet, por është “dallaver”
26 tetor 2026
| 21:40
Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nuk e di çfarë fshihet, por se ky është një “dallaver” mes PDK-së dhe presidentes.
“Fakti që ligji është tërhequr prapa shpinës sime nuk lë shije të mirë. Presidentja është bashkëpunëtore në tërheqjen e këtij ligji.
Nuk e di çfarë fshihet prapa saj, por ky është një dallaver i PDK-së dhe presidentes”, ka thënë ai.



