Carrick mbetet trajner i Unitedit

27 tetor 2026 | 14:28

Drejtuesit e Manchester Unitedit, kanë vendosur t’i besojnë ende trajnerit Michael Carrick përkundër rezultateve negative.

Mediumet britanike kanë raportuar se Carrick, do të jetë në krye të ekipit të paktën edhe për ndeshjen kampionale ndaj Chelseat, që zhvillohet të shtunën.

Manchester Unitedi, aktualisht po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ku në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk ka regjistruar fitore.

Në Premier League, Manchester Unitedi ka tubuar vetëm shtatë pikë dhe renditet në pozitën e 16-të në tabelë pas tetë xhirove të luajtura.

Më herët është raportuar se bordi i klubit ka nisur kërkimin për zëvendësimin e Carrickut, ndërsa janë përmendur emrat e Julian Nagelsmannit, Antonio Contes Eddie Howe.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vendimi për t’ia dhënë Harry Kaneit Topin e Artë për…